Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sfida ndaj Vllaznisë, Kukësi rikuperon një titullar, Gashi nuk ia del sërish

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi do të luajë ditën e nesërme në "Elbasan Arena" sfidën e radhës në kampionat ndaj Vllaznisë. Një ndeshje e vështirë për verilindorët që përballë do kenë një skuadër që lufton për titullin kampion. Kukësi nuk fiton prej disa takimesh radhazi e nesër do të kërkojë me çdo kusht të marrë një rezultat pozitiv.

Lajmi i mirë për trajnerin Josa është rikthimi nga dëmtimi i Redon Dragoshi. Mbrojtësi titullar mungoi në ndeshjen e kaluar, ndërsa tani është rikuperuar nga problemi në kavilje e do të zbresë rregullisht në fushë. Mungesa e vetme do të jetë ajo e Albin Gashit që vazhdon të jetë I dëmtuar.

Postimi i Kukësit:

Ekipi ka mbyllur sot pergatitjet ne prag te ndeshjes ndaj Vllaznise. Me grupin eshte bashkuar mbrojtesi Redon Dragoshi i cili ka lene pas demtimin qe kishte ne kavilje, teksa pushim eshte Albin Gashi per shkak demtimi ne krah. Ndeshja ndaj Vllaznise do te luhet neser ne "Elbasan Arena", duke nisur nga ora 18:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga