Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Sfida miqësore ndaj Gjilbratarit, Challandes: Nuk do të jetë e lehtë, mundësi për lojtarët që nuk kanë luajtur

Shkruar nga NEWSPORT
Sfida miqësore ndaj Gjilbratarit, Challandes: Nuk do të jetë e

Kosova do të luajë ditën e nesërme një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit në orën 18:00 në stadiumin "Fadil Vokrri". Një sfidë që do t'I shëbrejë trajnerit për të parë gjendjen e skuadrës dhe për të provuar lojtarë që nuk kanë pasur shumë hapësira në prag të ndeshjes eleminatore ndaj Malit të Zi. Në konferencën për shtyp janë paraqitur trajneri Challandes dhe futbollisit Anel Rashkaj. Rashkaj u shpreh se kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për Kosovën.

"Ndeshja me Gjibraltarin është e rëndësishme për ne për tu përgatitur sa më mirë për duelin e radhës ndaj Malit të Zi. Dua të shoh në këtë ndeshje teksa çdo lojtarë të jep maksimumin. Do të na shërbejë kjo ndeshje për duelin ndaj Malit të Zi. Lojtarët të cilët nuk kanë patur minutazhin e duhur duhet ta shfrytëzojnë këtë ndeshje.

Për të gjithë ju që mendoni që Gjibraltari është një kundërshtarë i lehtë, mund të ju them që nuk është aspak ashtu. Ata janë një përfaqësuese e rrespektuar dhe luajnë futboll të mire".

Lirim Kastrati dhe Arbenit Xhemajli? "Për mua është e mundur që Kastrati dhe Xhemajli ti bashkohen ekipit U21. Në rast se ne nuk kemi nevojë për ta, ata mund të rikthehen me ekipin U21 pas ndeshjes me Gjibraltarin".

Kosova U-21? "Nëse mund ta ndihmojë ekipin U21 do ta bëja me shumë kënaqësi, por primare është ekipi A i kombëtares"u shpreh ndër të tjera Challandes.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga