
Ditën e nesërme do të rikthehet magjia e grupeve të Champions League. Skuadrat do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren.
Milan do të jetë një prej ekipeve që nesër do të përveshë “mëngët” dhe do të tentojë të hedhë prapa krahëve humbjen turpëruese me Interin, ndërsa përballë do të ketë Newcastle. Sfida do të luhet në “San Siro” në orën 18:45.
Lajm i mir ëpër Piolin është rikthimi i Fikayo Tomorit, i cili ishte i pezulluar ndaj Interit, por tashmë do të jetë i gatshëm kundër anglezve. Pavarësisht kritikave për humbjen me zikaltërtit në derbi, duket se trajneri i kuqezinjve nuk ka ndërmend të ndryshojë formacionin titullare dhe pritet të luajë me të njëjtët lojtarë.
Poll