Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sezoni i ri i Kategorisë Superiore dhe merkato, Shkëmbi i bindur: Afrimet "big" te Dinamo nuk do të mungojnë, duam të rivalizojmë për titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Sezoni i ri i Kategorisë Superiore dhe merkato, Shkëmbi i bindur:

Bledi Shkëmbi është trajneri i Dinamos për sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Ish-trajneri i Teutës dhe Ballkanit do të drejtojë 18 herë kampionët e vendit dhe do të tentojë t'i rikthejë sërish në nivelet më të larta. Në një intervistë në "EUROMANIA", Shkëmbi ka folur edhe për sezonin e ri me Dinamon, por edhe merkaton që klubi ka bërë dhe afrimet e reja.

"Jam trajneri i një skuadra legjendare, është fat dhe kënaqësi për mua. Shpresoj që ta rikthejmë Dinamon në nivelet më të larta ku ka qenë në të kaluarën. Afrimet në merkato? Po punojmë shumë në merkato, kjo merkato na ka bërë që të mos shikojmë edhe EURO 2020.

Kryesorja për mua është të bëjmë një merkato të mirë dhe emrat "big" nuk do të mungojnë. Shumë shpejt klubi d t'i bëjë zyrtare në ditët në vijim ata që kanë firmosur, por edhe disa të tjerë që po flasim. Nuk do të ishte korrekte për ne që të tregonim emrat në këto momente. E shikojmë që çdo futbollist që kontaktojmë dhe dëgjojnë emrin Dinamo e kanë më të thjesht dhe kanë dëshirë të afrohen.

Superliga? "Do të jetë sërish një kampionati i fortë dhe ne shpresojmë dhe besojmë se do të ndërtojmë një skuadër të fortë. Presidenti kërkon gjithmonë të jetë lartë në tabelë dhe të rivalizojmë me ekipet e tjera të mëdha dhe unë kam bindje se do të krijojmë një skuadër të tillë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga