Vokli Laroshi është larguar zyrtarisht nga Partizani. Portieri që u mor me mjaft bujë tek të kuqtë me synimin për të qenë ai “gardiani” i të kuqve, i ka dhënë sot lamtumirën. Mungesat e hapësirave në formacionin titullar kanë bërë që lojtari dhe klubi të ndërpresin bashkëpunimin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai falënderon kryeqytetasit për mundësinë e dhënë.
Lë gjithçka të hapur për një rikthim të mundshëm në të ardhmen, por momentalisht është i fokusuar për të gjetur një skuadër të ketë minuta. Edhe pse kishte edhe një vit kontraë me Partizanin, 4 portierë ishin shumë për 16 herë kampionët e Shqipërisë. Në postimin e tij në Facebook, Laroshi shkruante:
“Dua t’iu bëj të ditur se nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Partizanit. Dua të falënderoj presidentin Gaz Demi, drejtorin Olsi Rama, punonjësit e klubit dhe trajnerët me të cilët pata mudnësinë të punoja gjatë këtij viti.
Falënderoj të gjithë shokët e ekipit për momentet e kaluara dhe veçanërisht falënderoj tifozërinë e mrekullueshme të kuqe! Nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim. Me shumë respekt, Vokli Laroshi!”
