
Napoli ka humbur përballë Lazios në ndeshjen e javës së 3-të të kampionatit italian. Ndeshja në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Lazio triumfoi 1-2, teksa merr një 3 pikësh mjaft të vlefshëm.
Për ekipin e Hysajt golat u shënuan nga Luis Alberto në minutën e 30’ dhe nga Kamada në minutën e 52’. Për Napolin golin e shënoi Zielinski në minutën e 32’ të sfidës. Kështu Elseid Hysaj merr një fitore në derbin e shqiptarëve, përballë Amir Rrahmanit.
Në krahun tjetër Atalanta e Gjimshitit fitoi pa probleme 3-0 përballë Monzas. Golat për zikaltërit u shënuan nga Ederson dhe dy gola nga sulmuesi italian Scamacca.
Poll