
Para pak javësh në ndeshjen mes PAOK dhe AEK në kampionatin grek ndodhi një ngjarje aq e rëndë sa shkoi deri në pezullimin e kampionatit helen të futbollit. Në këtë ndeshje në minuta e fundit të lojës për shkak të një goli të pezulluar të PAOK, presidenti i këtyre të fundit, Ivan Savidhis hyri në fushë për të kërcënuar gjyqtarët dhe ishte i armatosur me një pistoletë.
Një ngjarje që tronditi opinionin sportiv jo vetëm në Grerqi. Por federata greke ka marrë një vendim zyrtar për dënimin e presidentit të bardhezinjve. Ai tashmë është dënuar me 3 vite skualifikim nga futbolli në Greqi. Po ashtu edhe ekipi i PAOK nuk shpëton pa u dënuar. Ata do humbasin ndeshjen 3-0 në tavolinë kundër AEK, mori tre pikë penalizim dhe dy të tjera që do t'i hiqen sezonin e ardhshëm.
Gjithashtu edhe një gjobë prej 63 mijë eurosh dhe do t'i luajnë tre ndeshjet e radhës pa tifozë. Kjo është një goditje e rëndë për ekipin e PAOK që deri para pak javësh ishte pretendent për titullin kampion ndërsa tani është në ndjekje të AEK që ka marrë kryesimin e kampionatit.