Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Ronaldo e bëri të njohur dhe ata s’e respektojnë”, Toni Kroos “shfryn” ndaj futbollit arab: Botë më vete! Nëse ikën Cristiano, asnjë s’do ta shohë atë kampionat

Shkruar nga NEWSPORT
“Ronaldo e bëri të njohur dhe ata s’e
Toni Kroos - Cristiano Ronaldo

Ish-mesfushori i Gjermanisë dhe Bayern Munich, Toni Kroos ka folur së fundmi për ligën e Arabisë Saudite. Gjermani s’ka aspak mendim të mirë për futbollin arab dhe në njëfarë mënyre “shfryn” ndaj tyre.

Kroos thekson se Liga Saudite është një botë në vete, duke theksuar se u bë e njohur vetëm me transferimin e Cristiano Ronaldos atje. Por sipas ish-mesfushorit, CR7 nuk po respektohet.

“Liga Saudite është një botë më vete. Përpara ardhjes së Ronaldos askush nuk kishte dëgjuar për të. Tani, në mënyrë paradoksale, po tregojnë mungesë respekti ndaj atij njeriu që i dha njohje ndërkombëtare. Po ua them qartësisht se nëse Cristiano largohet nesër, askush nuk ka për ta parë kampionatin”, tha ish-mesfushori gjerman, Toni Kroos.

Poll

Lexo gjithashtu