Fotomontazh / Arbitrat - Superiore
Vora dhe Egnatia do të përballen sot në kuadër të javës së 24-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës do të nisë në orën 13:30.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të gjykojnë këtë sfidë. Kryesor në këtë ndeshje do të jetë Andi Koçi, ndërsa asistentët e tij do të jenë Egin Doda dhe Enea Gjoni.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Laver Alla. Ndërsa nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Koçit do të vijnë Enea Jorgji dhe Egli Spahiu.
Arbitër kryesor: Andi Koçi
Asistent 1: Egin Doda
Asistent 2: Enea Gjoni
Arbitër i 4: Laver Alla
Var: Enea Jorgji
Avar: Egli Spahiu
Poll
