Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sektori i miqve i mbyllur, PARTIZANI pa tifozë në “Loro Boriçi”

Shkruar nga NEWSPORT
Sektori i miqve i mbyllur, PARTIZANI pa tifozë në “Loro

Sot në “Loro Boriçi” sfida pritet me interes edhe nga futbolldashësit. Vllaznia-Partizani është një ndeshje për titull dhe më shumë se fansat e zjarrtë të ekipeve këtë takim nuk e ndjen kush. Megjithatë janë këta fansa të zjarrtë që do të mungojnë sot për Partizanin.

Sektori i miqve do të jetë i mbyllur për shkak se tifozeria e kuqe u dënua me dy ndeshje. Në derbin me Tiranën të hënën pati disa trazira jo të pakta në stadium për shkak të të cilit disiplina dënoi me dy ndeshje tifozët e kuq.

Megjithatë ata do të mungojnë vetëm sot, kurse ndeshjen e ardhshme ata do të jenë prezent pasi dënimi do të shlyhet me gjobë. Takimin e ardhshëm Partizani do ta luajë sërish kundër Vllaznisë por kësaj here për kupë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga