Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Së shpejti firmos lojtari i radhës", Dritan MEHMETI "del zbuluar", kush është futbollisti i ri që i bashkohet Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT

Merkato e verës është futur në një fazë të nxehtë me gjitha skuadrat që synojnë të përforcojnë organikën e tyre. Interesi është i madh për gjithë ekipet e Superligës, veccanërisht te Partizani. Të kuqtë do të luajnë në turin e parë të Conference League, ndërsa drejtuesit po punojnë për merkaton. Në rrjetet sociale, prej disa orësh qarkullon lajmi se një lojtar pritet të firmosë shumë shpejt me të kuqtë.

Emri i tij është lënë enigmë, por fakti i mbërritjes së futbollistit është konfirmuar "padashur" nga Dritan Mehmeti. Pikërisht në postin e bërë në rrjetet sociale, trajneri i Partizanit ka shtypur butonin "pëlqej" duke lënë të nënkuptohet se afrimi i ri do të mbërrijë shumë shpejt në skuadër. Kush është ai? Orët në vazhdim pritet ta mësojmë.

Pëlqimi nga ana e trajnerit të Partizanit, "Tan Mehmeti"
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga