
Itali zhgënjeu në Euro 2024. “Axurrët” u eliminuan që në fazën e 1/8-ave të këtij turne, ku Zvicra i ktheu në shtëpi para kohe.
Zhgënjimi dhe dhimbja te tifozët dhe lojtarët është e madhem madje do të zgjasë për disa kohë. I këtij mendimi është Gianluca Scamacca, i cili ka reaguar për herë të parë pas eliminimit të Italisë.
“Na u desh pak kohë për të reflektuar për ndeshjen e disa ditëve më parë. Kjo dhimbje do të zgjasë edhe pak, por jemi krenar për përpjekjet tona.Ne e dimë se ku duam të mbërrijmë dhe do të rikthehemi edhe më të fortë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkruan në rrjetet sociale sulmuesi i Atalantës.
25-vjeçari luajti të gjitha sfidat e Italisë si titullarë, por nuk ia doli të gjendte rrugën e rrjetës në asnjë takim.