Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“E nisa nga zero, nuk e di çfarë ndryshoi”, Sandro Tonali rrëfen emocionet kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
“E nisa nga zero, nuk e di çfarë ndryshoi”, Sandro

Mesfushori i Milanit, Sandro Tonali, ishte një pikë kyçe e kuqezinjve sezonin e shkuar, duke u shpallur kampionë të Italisë pas më shumë se një dekade mungesë të titullit kampion. Tonali ka dhënë një intervistë ku ka folur për fillimin e tij të vështirë te kuqezinjtë, si dhe për golin e tij të parë me fanellën e Milanit, nga një goditje dënimi.

“E kam nisur vërtet nga zero verën e shkuar. Diçka ndryshoi për mua dhe fatmirësisht rezultatet u panë. Nuk jam nga ata që flet shumë, por në fushë shndërrohem komplet, aty nxjerr të gjithë atë grinte që nuk arrij dot ta shfaq në ambiente të tjera.

Nuk kishim vendosur kush do të godiste mes meje dhe Teos dhe në fund ai më tha të godisja unë. Në atë moment u fokusova totalisht dhe ekzekutova. E kam të ngulitur mirë në mendje atë gol, do ta kujtoj përgjithmonë”, tregoi Tonali.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga