
Napoli i Elseid Hysaj ka mundur Interin me rezultatin 3-0 në stadiumin "San Paolo". Zikaltërit kanë pësuar humbjen e gjashtë në 15 ndeshje, duke u ndalur përballë ekipit të Napolit.
Skuadra e Interit e nisi shumë keq sfidën, teksa pësoi dy gola brenda pesë minutave. Zielinski dhe Hamsik realizuan për vendasit duke vulosur rezultatin 2-0 në pjesën e parë.
Ndërsa në pjesën e dytë u realizua edhe goli i tretë për Napolin, ku Lorenzo Insigne shënoi në minutën e 51-të.
Pas kësaj humbjeje Interi mbetet në vendin e tetë me 21 pikë, ndërsa Napoli është ngjitur në vendin e pestë me 28 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=QShoL3g1upY
Poll