Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

NBA/ Play-Off, Cleveland dhe San Antonio fitojnjë edhe tjë dytën

Shkruar nga NEWSPORT
NBA/ Play-Off, Cleveland dhe San Antonio fitojnjë edhe tjë dytën

Cleveland Cavaliers, pas suksesit me vetëm një pikë diferencë në sfidën e parë triumfojnë edhe në të dytën ndaj Indiana Pacers, me rezultatin 117 – 111 falë treshes magjike Irving-Love-James që realizoi në total 89 pikë. Paul George, i cili shënoi 32 pikë, dha 7 asist si dhe kontrolloi 8 topa nën tabelë nuk mund të bënte më shumë përballë yjeve të Cavaliers, që dhuruan spektakël në “Quicken Loans Arena” të Ohios. Plot 37 pikë realizoi Irving, që rezultoi më i miri mbi parket ndërsa Kevin Love dhe LeBron James shtuan respektivisht  27 dhe 25 pikë për të shkuar të qetë në përballjen e tretë që do të luhet në parketin e Indianas.

3 topa të humbur në fillim të takimit u lejuan miqve të merrnin avatazhin e përkohshëm, me periodën e parë që u mbyll 32 – 29 në favor të Cavs.

Më tej gjithcka foli për vendasit, që falë lojës fantastike të tre të mëdhenjve e mbajtën në kontroll ndeshjen, duke shkuar deri + 19 pikë në periodën e tretë, për të fituar në fund me vetëm 6 pikë diferencë. Takimi i tretë do të zhvillohet me 21 prill në Indianapolis.

Me Kawhi Leonard në superformë fluturon edhe San Antonio Spurs, që mposhti 96 – 82 Memphis Grizzlies, duke e cuar në 2-0 rezultatin e serisë. Me 37 pikë, e asiste dhe 11 rikuperime 25-vjecari ishte thjesht i papërmbajtshëm në “AT&T Center” të San Antonios, ku për miqtë Conley u ndal në 24 pikë.

Vendasit krijuan një distancë sigurie që në periodën e parë, e cila u mbyll 29 – 16, për të shkuar deri plus 26 pikë në periodën e dytë, me pjesën e parë që u mbyll 56 – 37. Në dy periodat e fundit San Antonio Spurs e uli ndjeshëm ritmin, për të mos harxhuar energji të kota, duke fituar në fund me 14 pikë diferencë.

Dy takimet e radhës do të zhvillohen në “FedExForum” të Memphisit, ku vendasit të udhëhequr nga Conley, Marc Gasol e Randolph do të tentojnë në kthehen në lojë për kalimin në fazën tjetër./ Supersport/

Tags:

BASKETBALL

Poll

Lexo gjithashtu