Partizani ka filluar pasditen e sotme përgatitjet për takimin e parë të turit të tretë të Champions League ndaj austriakëve të Salzburg.
[caption id="attachment_19269" align="alignleft" width="100%" alt="Fillojnë përgatitjet anti-Salzburg" style="display:block"] Çast nga stërvitja e sotme e Partizanit[/caption]
Ditën e djeshme ekipi ishte pushim pas kthimit nga Hungaria, ndërsa sot futbollistët janë vendosur nën urdhrat e trajnerit Sormani për të filluar përgatitjet për përballjen e rradhës në Europë, e cila do të jetë akoma më e vështirë.
Partizani do të ndeshet të martën e 26 korrikut ndaj Salzburgut në "Elbasan Arena", ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet një javë më vonë.
Poll