
Hamdi Salihi është rikthyer dje në stërvitje duke lënë pas dëmtimin. Sulmuesi i Skënderbeut u kurua në Serbi te mjekja e njohur, Marijana, pas një shqetësimi muskulor.
Shkodrani është vendosur dje në urdhrat e trajnerit Daja duke marrë ngarkesë të plotë në stërvitje.
Por, nëse Salihi ka qetësuar Skënderbeun me praninë e tij në stërvitje para sfidës kundër Kukësit, Latifi është përgatitur në mënyrë të diferencuar.
Shkak për këtë është bërë një goditje që sulmuesi i krahut mori në takimin kundër Tiranës. Por, edhe pse dje nuk është stërvitur me grupin, mësohet se Latifi nuk rrezikon sfidën kundër Kukësit.
Poll