
Hamdi Salihi rrezikon sfidën kundër Kukësit për shkak të një dëmtimi muskulor.
Sulmuesi i Skënderbeut është nisur drejt Serbisë për t'u rikuperuar te mjekja e famshme, Marijana.
Kjo e fundit ka kuruar më parë Hamdi Salihin dhe njihet për teknikat e saj tepër efikase në një kohë rekord.
Pak ditë më parë edhe Tefik Osmani u kuruar te Marijana, mjekja serbe, e cila tashmë ka në dorë fatin e Salihit, i cili pritet me ankth te Skënderbeu.
Poll