Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sakrifikohet për TIRANËN, "bardhebluja" NGOO rrëfehet: MEMA na ka ndryshuar, kam inat kur...

Shkruar nga NEWSPORT
Sakrifikohet për TIRANËN, "bardhebluja" NGOO rrëfehet:

Sulmuesi i Tiranës Michael Ngoo është i etur që të arrijë sa më shumë me Tiranën. Anglezi, i cili qe sërish vendimtar për bardheblutë në barazimin e sotëm me Teutën 1-1 falë golit të tij theksoi se dëshira e tij që Tirana të jetë ekipi më i mirë në kampionat. Ai pranoi për "Supersport" se nuk e pëlqen fare goditjet dhe provokimet nga lojtarët kundërshtarë në fushë.

"Jam i kënaqur me barazimin. Dua të kapim ekipet e veta. Nuk jam unë protagonist. Dua të jap dhe pasime vendimtare.

Fillimi i vështirë i sezonit? Ishte një problem psikologjik. Trajneri Mema ka ndryshuar mentalitetin tonë. Tani shënojmë dhe marrim rezultate. Kam patur probleme psikologjike. Nuk e kuptoja fillimisht trajnerin. E shihja ndryshe. Falë tij ka ndryshuar gjithccka për shkak të Memës. Çdo njeriu duhet t'i japësh kohë ta njohësh.

Të qenit golashënues apo asistues? Nuk jam egoist. Duhet të marrim pikët. Nuk ka rëndësi nëse shënoj apo nuk shënoj për ekipin.Gëzohem kur shënojnë shokët e ekipit.

Mungesa e Hasanit? Me Hasanin mund të kombinohesha mirë. Dua të kem topin nëpër këmbë. Dua të tërhiqem dhe të ndihmoj me pasime .Mërzitem kur nuk e qarkulloj topin.

Arsyeja e nervozizmit në fushë? Nuk kam qejf kur më godasin. Kam ego në fushën e lojës. Dua që asnjë ekip të mos jetë më i mirë se ne. Duhet të jemi të bashkuar. Sekreti është të kombinojmë mirë brenda dhe jashtë fushe. Ky është sekreti", deklaroi sulmuesi Ngoo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga