Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Safet Gjici donte të dilte gjithmonë i pari”, Ernest Gjoka lë të hapur firmën me Partizanin: Nëse rrugët tona bashkohen pse jo, ju tregoj ndryshimet mes Superligës dhe kampionatit maqedonas

Shkruar nga NEWSPORT
“Safet Gjici donte të dilte gjithmonë i pari”, Ernest

Ernet Gjoka është aktualisht trajner i Shkëndijës së Tetovës. Pas largimit nga Kukësi, Gjoka firmosi në kampionatin maqedonas e në një lidhje me “Fan Zone” foli për ndryshimet mes kampionateve dhe presidentëve që ka punuar në karrierën e tij.

“Kjo punë që bëjmë është një punë që e dashuroj shumë. Kjo punë na ka mbajt dhe kjo situatë nga ka vënë në vështirësi, por shpresoj të mbarojë sa më shpejt”.

Shkëndija e Tetovës? “Nuk është një kampionat i lehtë dhe Shkëndija nuk ka qenë ajo e viteve të fundit pasi kemi pasur edhe problemet tona. Kam disa kohë që jam aty dhe mendoj që po këmbgulin të rikthejmë Shkëndijën fitimtare, por është e vështirë. Nuk kemi ende një datë të saktë kur do të fillojë kampionati pasi nuk është specifikuar asgjë e saktë kur do të nisi sezoni në Maqedoni”.

Opinion për Naim Qarri? “Një njeri që dha gjithçka për ekipin e Kamzës dhe e donte futbollin”.

Koço Kodhëdhima? “Ishte personi i parë që më futi në futbollin profesionist”.

Safet Gjici? “Do të dali gjithmonë në vend të parë dhe ia ka dal”.

Shpëtim Gjika? “Donte gjithmonë një Flamurtar si Barcelona”.

Trofeu më i bukur? “Fitimi i Kupës me Flamurtarit ishte më i bukuri në karrierën time pasi ishte i pari”.

Trajner te Partizani? “Pse jo, në punën tonë ndodhë gjithçka dhe nëse rrugët tona bashkohen pse jo”.

Presidentët që kanë ndërhyrë në punën tuaj? “Çdo president ka dëshirat e tij, por nuk kam pasur probleme të tilla. Gjici ka dashur të dijë gjithmonë formacionin e skuadrës para se të luanim”.

Kampionati më I fortë? “Kampionati shqiptar ka më shumë bukuri në infrastrukturë, në Maqedoni ka më shumë individualitete. Çdo ndeshje që bëjmë jashtë Tetovës po na kthehet në një bumerang”.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga