
Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU), ka pezulluar përkohësisht Ruth Chepngetich, rekordmenen botërore në maratonë për femra, pasi kanë zbuluar një substancë të ndaluar në trupin e saj.
Së fundmi AIU, ka dalë në një deklaratë zyrtare ku njoftoi se një monstër e marrë nga atletja keniane më datë 14 Mars ka rezultuar pozitive për hidroklorotiazid (HCTZ), diuretik që mund të përdorej për të fshehur përdorimin e substancave të tjera të ndaluara.
Kreu i AIU-së, Brett Clothier, ka deklaruar se vendimi për pezullimin e përkohshëm u bë publik këtë javë, pas një procesi të thelluar hetimor. Gjithashtu Chepngetich ka të drejtë të mbrohet në një seancë përpara Gjykatës Disiplinore.
Pezullimi i Chepngetich shënon një tjetër goditje për imazhin e atletikës keniane, e cila prej kohësh përballet me akuza për përdorim substancash të ndaluara mes sportistëve të saj elitarë.