Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Ndeshja e bamirësisë në "AIR Albania", ish legjendat Rustu e Turkmaz: Situatë e rëndë, populli vëlla i Shqipërisë do ketë ndihmën e Turqisë

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja e bamirësisë në "AIR Albania", ish legjendat

Sot në orën 18:00, kryeqytei shqiptar do të "psshtohet" nga shumë yje të futbollit. Disa nga legjendat e Shqipërisë, Greqisë, Italisë dhe Turqisë, do të bëhen bashkë në "Air Albania Stadium" për të kontribuar për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Ndeshja e bamirësisë me moton "luajmë dhe rindërtojmë sëbashku", ka sjellë në Tiranë edhe ekipin e yjeve të Turqisë. Rustu Reçber, ish lojtari i Kombëtares turke dhe i Fenerbahçes ka folur për Supersport, duke treguar se kjo është një situatë e vështirë që është kaluar edhe më herët nga Turqia. Ish gardiani i njohur ka folur edhe për marrëdhëniet mes dy popujve si dhe ndeshjen e sotme në "Air Albania". Për këtë situatë ka folur dhe

"Shprehim ngushëllimet të gjithë popullit shqiptar dhe e kuptojmë këtë situatë sepse e kemi përjetuar vetë. Jemi një vend mik dhe vëlla. Çdo kërkse për ndihmë si shtet dhe si ish lojtarë do të kontribuojmë për rindërtimin e zonave të prekura. Çdo gjë dughet ta kalojmë sëbashku dhe këmi qenë edhe në ditë të mira dhe të vështira. Populli shqiptar ta dijë se do jemi pranë si popull turk. Ne jemi këtu për të kontribuar. Ka qenë një dëshirë e madhe e jona të luaj me Turkmaz, pavarësisht rivalitetit që kemi pasiur në fushë".

Për mikrofonin e Supersport ka folur edhe ish legjenda e Gallatasaray, Turkmaz. Ish lojtari i Turqisë ka treguar se kjo është nja kauzë e drejtë ndaj edhe gatishmëria e tyre ishte maksimale.

"Pasi morëm ftesën u shprehëm të gatshëm si ekip yjesh. Ne jemi të gatshëm që ky event të shërbejë për mirë. Do vizitojmë sot të prekurit për t'i dhënë mbështetjen e duhur sepse sporti bashkon. Ne jemi të gatshëm të bëjmë më të mirën tonë".

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga