
Botërorit po i vjen fundit, rrethi po ngushtohet dhe në këto kushte përballjet mes skuadrave bëhen akoma më interesante. Kjo gjë u pa dhe ditën e djeshme në takimin që Belgjika luajti ndaj Bazilit, duke eleminuar këtë të fundit.
Sot, pritet të ketë të tjera emocione dhe surpriza pasi do të luhen dy përballjet e radhës në Botëror. Suedia do provojë forcën ndaj Anglisë ndërsa nga krahu tjetër Rusia do masë forcën ndaj Kroacisë. Dy supersfida të cilat do mbajnë mbërthyer pas ekranit të televizionit të gjithë sportdashësit për ditën e sotme.
Ndeshjet e ditës së sotme në Botërorin "Rusi 2018":
Suedi-Angli 16:00
Rusi-Kroaci 20:00
Poll