Razvan Rat, mbrojtësi i majtë i rumunëve bën “skanerin” e kuqezinjve si dhe tregon se në çfarë kushtesh do të luhet sfida me Shqipërinë. Ai tregon se kjo ndeshje është mjaft e vështirë dhe se presioni do të bjerë mbi skuadrën e tij, që i duhet patjetër që të dalë fituese që të siguojë pjesëmarrjen në 1/8-at.
“Ndeshja me Shqipërinë do të jetë shumë e vështirë. Ata rezistuan deri në fundin e kohës së rregullt ndaj Francës. Ka shumë presion mbi ne, mbi të gjitha që askush nuk është i kënaqur me atë që na rezervoi shorti. Nuk do të jetë e lehtë, pasi është e vështirë të fitosh, sidomos në finalet e një kompeticioni”, përfundon mbrojtësi i rumunëve, duke shpresuar te fitorja me kuqezinjtë.