
Kukësi është thuajse jashtë luftës për titull. Humbja me Tiranën e ka komplikuar tepër çështjen, pasi tetë pikë diferencë nga Partizani kryesues janë shumë kur mbeten edhe 15 ndeshje nga fundi.
Por për ish-trajnerin e Laçit, Migen Memelli lufta për titull nuk ka mbaruar, teksa i ka treguar formulën homologut të tij, Armando Cungu se si fitohet titulli. I ftuar në "Sport News Plus" Memelli u shpreh:
"Ajo që më shqetëson te Kukësi është presioni i madh. Kjo gjë u pa edhe në ndeshjen ndaj Tiranës, ku Cungu futi Reginaldon pas gjysëm ore lojë. Një lëvizje që tregon se te Kukësi e kërkojnë fitoren sa më shpejt. Si fitohet titulli? Titulli fitohet duke mposhtur skuadrat e vogla. Nëse fiton me të voglat dhe nuk humbet me të mëdhatë, përqindja e fitores së titullit është e madhe. Partizani këtë ka bërë. Porta dhe mbrojtja janë pikat kyçe te një skuadër. "-tha mes të tjerash tekniku Memelli.