Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Rrogat ose iki", Vasil SHKURTAJ zyrtarisht lojtar i lirë, dridhet Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
"Rrogat ose iki", Vasil SHKURTAJ zyrtarisht lojtar i lirë,

Vasil Shkurtaj prej sot është lojtar i lirë. Sulmuesit të Kukësit i përfundon ligjërisht kontrata dhe nuk dihet nëse do të vijojë të qëndrojë edhe për këto 5 javë të Superiores apo do të zgjedhë të largohet. Shtatlarti ndodhet i grumbulluar me ekipin në Elbasan për t'u përgatitur për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë. Mirëpo fillimisht drejtuesit duhet të arrijnë dakortësinë për t'i shërbyer deri në përfundim të këtij sezoni futbollistik.

Dëshira e vetë lojtarit është që të japë kontributin e tij për të vendosur edhe "tullën" e fundit në arritjen e objektivave, por me një kusht. Fillimisht kërkon të marrë gjitha rrogat e prapambetura për të vijuar të jetë deri në fund të korrik "verilindor". Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë me një nga lojtarët më të mirë të Kukësit, i cili ka realizuar plot 20 gola këtë sezon futbollistik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga