
Vllaznia ka nisur prej disa ditësh përgatitjet për ndeshjet e Conference League. Skuadra shkodrane do të përballet në turin e parë të këtij kompeticioni me NK Siroki Brijeg e në rast se kalojnë këtë tur do të përballen me AEL Limassol e Qipros. Largime nga Vllaznia duket se janë të shumta me Markun që është një hap larg firmës me Partizanin.
Përveç Markut nga skuadra shkodrane është larguar edhe mbrojtësi Alexander Isaevksi. "Sporti nga Bajraktari" bën me dije se lojtari nuk ka pranuar rinovimin e kontratës e shkak për këtë janë rrogat e prapambetura që mbrojtësi ka pa marrë te Vllaznia. Isaevksi ka oferta nga Kukësi dhe Tirana e shumë shpejt pritet të vendosë të ardhmen e tij.
Poll