Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit ka nxitur reagimin e Amir Rrahmanit. Ish-qendërmbrojtësi i Kombëtares sonë, lojtar i Veronës në Seria A kritikon hapur mënyrën se se politika vepron në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai bën thirrje që ka ardhur koha që interesat personalë të politikanëve të lihen në plan të dytë dhe të punohet bashkarisht për ta integruar vendin sa më parë në Europë. Për të është e pakonceptueshme, që në një situatë pandemike, të votohet mocioni i mosbesimit duke rrëzuar qeverinë në vetëm 50 ditë qeverisje.
“Asnjëherë nuk jam marrë me politikë, por në një situatë pandemike, të kenë më shumë rëndësi interesat personalë se sa shëndeti i kosovarëve, nga të cilët nesër do kërkojnë votën prap, është e pakuptueshme. Edhe sa duhet të presim që Kosova të bëhet një shtet europian?
Si çdo Kosovar, edhe unë dua që shteti im të përparojë, që të kemi një jetë më të mirë të gjithë sepse një ditë edhe una dua të kthehehem të jetoj aty. Është vendi im. E dua”, shkruan Amir Rrahmani.
