
Futbolli shqiptar ka pësuar në vitet e fundit një rritje të madhe aspektin cilësor apo dhe atë organizativ. Megjithatë, disa gjëra ngelen të pandryshueshme. Lëvizjet e trajnerëve, rrokadat e ndryshme apo dhe shkarkimet e parakohshme e shpesh herë të paargumentuara vijojnë të jenë prezente.
Muajt e fundit kanë prodhuar situata të çuditshme e në disa raste edhe qesharake. Rrokada e fundit mes Josës dhe Dajës e ka bërë këtë histori më të komplikuar. Skënderbeu hoqi Josën për të marrë trajnerin e Partizanit Agostineli, të cilin e largoi për të marrë trajnerin e Tiranës Ilir Daja.
Bardheblutë hoqën Dajën për të marrë ishin e Skënderbeut Mirel Josa. Partizani hoqi Agostinelin për të marrë Sormanin e më pas Starova ndikoi për të hequr italianin dhe marrë vete drejtimin e skuadrës. Magani la Teutën për të marrë Flamurtarin dhe më pas la Flamurtarin për të rimarrë Teutën. Rrëmujë e madhe. Në Durrës pasi iku Magani afruan italianët Bexhi dhe Çevoli për ti larguar dhe marrë sërish Maganin.
Një rrëmujë e madhe me trajner që ikin, vijnë, rikthehen. Të huaj shqiptarë që bëjnë pin pong në Superligë me kontrata që shkruhen e prishen kundrejt “gjobave financiare”.