Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Rrahman Hallaçi “thumbon” Kukësin aktual, ish-trajneri i verilindorëve: Me halle pa halle, vendosëm veton dhe shpëtuam

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi po kalon periudhën më të vështirë, që pas ngjitjes në Superiore në sezonin 2012/13. Verilindorët kanë 14 ndeshje pa fitore në kampionat dhe aktualisht mbajnë vendin e fundit në renditje.

Rrahman Hallaçi ishte trajneri i Kukësit vjet, që po ashtu luftoi për mbijetesë. Bashkë me të besuarit e tij ia doli që ta mbyllë kampionatin në vendin e shtatë.

Hallaçi ka postuar një foto, që mund të merret dhe si “thumbim” për Kukësin aktual. Ish-trajneri i verilindorëve tregon si vendosën dhe ia dolën të shpëtojnë klubin verilindor, që aktualisht nuk jep shenja shprese.

“Me halle pa halle këta zotërinj vendosën veton, do shpëtojmë Kukësin e kuksianëve. Për këta shkon shprehja “Kukësi ka burra”. Staf e lojtarë respekt gjithmonë për ju. Gjelbrim Taipi kapiteni i anijes”, shkruan Hallaçi në rrjetet sociale.

[caption id="attachment_725070" align="alignnone" width="391"]Postimi i Rrahman Hallaçit Postimi i Rrahman Hallaçit[/caption]

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga