
Odise Roshi ishte një nga lojtarët kryesorë të miqësores së djeshme ndaj Turqisë, ku luajti rol kyç, pas dy assisteve që i dha Sadikut i cili realizoi dhe golat. Në një prononcim për "Super Sport" Roshi ka folur për këtë fitore, duke folur për emocionet e kësaj sfide, duke bërë dhe një krahasim mes ish-trajneri të Kombëtares Giani de Giasi dhe trajnerit aktual të Kombëtares, Christian Panuçi.
Lidhur me takimin, Roshi është shprehur: "Që në fillim kemi bërë stërvitje shumë të mirë këtu, trajneri na ka falënderuar para ndeshjes dhe na tha që të marrim fitoren. Kemi bërë një punë që duhet të falënderojmë të gjithë. E merituam fitoren sot, pavarësisht se ishte 0-2 pjesa e parë dhe pastaj morëm të kuq, luajtëm më pak lojë ofensive. Por ishte e rëndësishme që skuadra mbrojti fitoren".
Ai ka analizuar dhe pësimin e golit të parë duke thënë: "Po, ishte një gabim ku nuk u mora vesh se e dhashë topin para. Ishte pak e vështirë në atë moment".
Roshi ka bërë një krahasim mes ish-trajneri të Kombëtares Giani de Giasi dhe trajnerit aktual të Kombëtares, Christian Panuçi.
"Me De Biazin kemi bërë pothuajse një lojë, por Panuçi kërkon që të luajmë nga krahët se aty mendon që jemi më të rrezikshëm, të shfaqim kualitetet që kemi, si sot".
Lidhur me mundësinë që Roshi të godasë më shumë portën për të rrezikuar më shumë kundërshtarin, ai është shprehur: "E mira s'ka fund asnjëherë, unë forcën e kam anash edhe pse e di që lojtarët më të mëdhenj shfrytëzojnë futjen nga brenda. Por ndonjëherë është më mirë të dalësh dy herë në fundore dhe të shënosh dy gola si sot".