
Piloti gjerman i Mercedes ka vendosur kohën më të mirë në provat e lira të Çmimit të Madh të Singaporit në Formula 1. Në sesionin e dytë të provave të lira, ai ka dhuruar spektakël, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton nuk ishte në një ditë të mirë, pasi dhe makina e tij nuk iu përgjigj për shkak të problemeve, duke u kthyer në bokse.
Kimi Raikkonen u rendit i dyti pas Rosberg, ndërsa makinat Red Bull u renditën në pozicionet 3 dhe 4. Sa i përket Sebastian Vettel, ky i fundit u rendit i pesti me kohën më të mirë. Nesër do të zhvilohen provat zyrtare, ndërsa gara do të jetë ditën e dielë.
Poll