
Presioni ndihet, por kjo është e mirë për Formula 1. Nico Rosberg kthehet për të folur për avancimin e Red Bull në dy garat e fundit të Botërorit: pas fitores në Barcelonë, skuderia e Milton Keynes ka marrë goditje edhe në Monako, kjo për gabimin në ndryshimin e gomave të Riçiardo. Mercedes ka gjetur një kundërshtar të ri për Rosberg dhe konkurrenca bëhet më e bukur: "Sfida bëhet e nxehtë, do e shohim - tha ai - Por kjo është e mirë për këtë sport, është mirë që të ketë beteja në psitë dhe kam besim se e jona është ende paketa më e mirë”.
Në Montercarlo prezenca e Rosberg është penalizuar nga makina, por gjermani nuk është i shqetësuar në lidhje me garën në Kanada: "Të kapësh pozicionin e Hamilton është gjëja më e drejtë për tu bërë, me siguri nuk do ta mendoj dy herë. Është pjesë e garës për titull. Kaptiteni gjithmonë garon për trofeun. Kam një parandjenjë të mirë për fundjavën”.