Cristiano Ronaldo po kalon një sezon zhgënjyes për ambiviet e tij teksa minutat për të janë të pakta dhe deri tani ka shënuar vetëm një gol me penallti ndaj Sheriff Tiraspol në Europa League. Portugalia humbi ndeshjen e fundit kundër Spanjës e cila ishte decisive në fatet e grupit teksa spanjollët fituan duke marrë vendin e parë.
Performanca e Ronaldos ishte e dobët dhe mediet portugeze kanë “kryqëzuar” sulmuesin duke vënë në pikëpyetje aftësitë e tij për të ndihmuar luzitanët në këtë moshë. Në këto raste është motra e portugezit që gjithmonë del në mbrojtje të vëllait të saj.
“Cristiano është i qetë sepse do të ketë gjithnjë përkrahë tij familjen dhe ata që e duan. Pavarësisht gjithçkaje, njerëzit që e vlerësojnë do të jenë në mbështetje të Cristianos. Portugezët nuk duhet të pështyjnë në pjatën ku kanë ngrënë bukë pasi atë që ka bër Cristiano për Portugalinë nuk e ka bërë kurrë Portugali për të. Mua nuk më surprizojnë kritikat e tyre.” – u shpreh motra e portugezit, Katia Aveiro.