Në fund të ndeshjes gjysmëfinale me Portugalisë dhe Uellsit është parë një përqafim mes dy yjeve të Realit të Madridit. Cristiano Ronaldo, kapiten i portugezëve, Gareth Bale, kapiten i Uellsit kanë qëndruar për pak minuta së bashku duke diskutuar. Por, të gjithë jemi kuriozë të mësojmë se çfarë i kanë thënë njëri-tjetrit, fjalë që tashmë janë zbuluar.
“E përgëzova për ecurinë e tyre në këtë kampionat,” tha “luzitani” Ronaldo, i cili e përqafoi Bale pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit. “Uellsianët kanë pasur një ecuri mahnitëse. Ata kanë qenë yjet që kanë shndritur këtu, janë zbulimi i këtij turneu,” vijoi Ronaldo. “U kam uruar fat, ndërsa sa i përket pjesës tjetër, më parë nuk do ta thosha,” tha Ronaldo pasi u pyet se çfarë kishte diskutuar me shokun e tij të skuadrës te Reali, Bale.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.