
Nuk kanë fund çmenduritë te Roma. Sikur të mos mjaftonte largimi i Daniele de Rossit, klubi kryeqytetas po mendon të heq dorë nga një tjetër "ushtar" i saj.
Bëhet fjalë për Alessandro Florenzin, me kapitenin që nuk preferohet nga tekniku i ri Paulo Fonseca. Portugezi kërkon frymë të re në skuadër dhe Florenzi nuk është i duhuri.
Një lëvizje që shton sirenat në shtëpinë e verdhekuqve, që përpos Florenzit janë shumë afër të humbasin edhe emra të rëndësishëm të sezoneve të shkuara, si Dzeko, Zaniolo apo dhe Kolarov.
Ditë më parë, për 28 vjeçarin kishte shfaqur interes Inter, që besohet se mund të futet sërish në tratativa.
Poll