Roma do të luftojë deri ën fund për të arritur të renditet në një vend në zonën Champions për sezonin e ardhshëm. Ky objektiv mund të arrihet pasi skuadra e Jose Mourinhos është në gjysmëfinalen e Europa League.
Verdhekuqtë tashmë kanë nisur të mendojnë për të ndërtuar një skuadër konkuruese dhe drejtuesit kanë hedhur sytë në Premier League te skuadra e Leicester Cityt. Lojtari që ka rënë në radarët e italianëve është Youri Tielemans. Mesfushori ndodhet në vitin e fundit me “Dhelprat” dhe në merkaton e verës mund të kalojë në “Olimpico” me parametra zero.
25-vjeçari, autori i 58 ndeshjeve dhe 5 golave me kombëtaren e “Djajve të Kuq”, është gati të nisë një aventurë të re në verë. Ofertat nga Premier League nuk i mungojnë, por Mourinho po bën gjithçka për ta bindur të transferohet në Serie A te Roma e tij.
[caption id="attachment_690648" align="alignnone" width="576"] Youri Tielemans[/caption]