
Këtë sezon ndoshta kanë mbaruar fjalët për të përshkruar arritjet e pabesueshme të Rusell Westbrook. Ylli i Oklahoma City Thunder regjitron një tjetër “triple double” të 41-ën sezonale duke barazuar rekordin e Oscar Robertson në vitin 1961-1962.
Një paraqitje fantastike në fitoren më të thellë sezonale të Oklahomas me rezultatin 110-79 ndaj Milëaukee Bucks. 12 pikë, 13 ribaunde dhe po kaq asiste pa pasur nevojën për t’u sforcuar në këtë ndeshje sepse Ëestbrook mori një ndihmë të madhe edhe nga shokët e skuadrës. Të gjithë në këmbë në “Chesapeake Arena” të cilët falënderuan lojtarin më të mirë të sezonit të rregullt në NBA.
Por nëse Russ meriton gjithë duartrokitjet, City Thunder gjithashtu meriton respekt gjatë këtij sezoni ku ka regjistruar 44 fitore dhe 33 humbje. Në ndeshjet e tjera, Charlotte pëson një humbje të rëndë në fushën e Washington 111-118.
Gjatë pjesës së parë, Hornets zhvilluan një ndeshje fantastike por me kalimin e minutave, kryeqytetasit fituan terren falë 3 pikëshave vendimtarë të Smith, i cili iu kundërpërgjigj magjive të Kemba Ëalker, i cili e mbylli mbrëmjen me 37 pikë.
John Wall fitoi besim duke marrë për dore ekipin e Wizards që shkelmon krizën prej tre humbjeve rresht, ndërsa në krahun tjetër, Charlotte ndalet pas 3 sukseseve rresht duke hedhur një hap pas në betejën për një biletë në play off. Një fitore të rëndësishme regjistroi edhe Denver Nuggets në fushën e Neë Orleans 134-131.
Në një ndeshje ku askush nuk kishte objektiv mbrojtjen, skuadra nga Colorado bëri gjithçka mirë duke shpresuar te kualifikimi për në fazën tjetër pasi humbja e Portland në Utah i jep një dorë të madhe. 28 pikë dhe 5 ribaunde për italianin Danilo Gallinari, ndërsa në krahun tjetër, dyshja Davis-Cousins nuk arriti të ndihmonte ekipin nga Louisiana që po mbyll një sezon poshtë pritshmërive.
Në Ohio, Cleveland tregon dhëmbet ndaj Orlando Magic 122-102. Fitorja e tretë rresht për kampionët që dalin përfundimisht nga kriza e rezultateve duke betonuar pozitat në krye të Konferencës së Lindjes. Ndeshja kundër skuadrës nga Florida u fut në shinat e duhura gjatë periodës së tretë ku Irving dhe Love morën në dorë situatën edhe pse mbrëmja nuk ishte pozitive për LeBron James.
Vetëm 18 pikë për mbretin që regjistron një rekord të pabesueshëm sepse kjo ishte ndeshja e 788 me të paktën 10 pikë për ndeshje për shtatlartin amerikan duke parakaluar në klasifikim legjendën Abdul Jabbar. Nuk has vështirësi as Golden State që vazhdon të konfirmohet skuadra më në formë e momentit.
19 pikë nga Curry dhe 41 nga Thompson mjaftuan për të siguruar fitoren ndaj Minnesota Timberolves 121-107. Fitore edhe për San Antonion që kaloi 95-89 Memphis Grizzlies, ndërsa Indiana Pacers theu Toronto Raptors 108-90. / Supersport.