Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Rivalitet i ashpër në Kosovë, Gjilani mposht Dritën në derbin dhe ngjitet në krye, fitojnë Ballkani dhe Llapi

Shkruar nga NEWSPORT

Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshjet e javës së 15-të të Superligës së Kosovës. E gjithë vëmendja padyshim ishte përqendruar te Gjilani-Drita që jo vetëm është derbi, por luani gjithashtu vendi i parë me vendin e dytë.

Sfida u mbyll më rezultatin minimal 1-0 për Gjilanin, falë golit të shënuar nga Dabiqaj në pjesën e dytë. Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi “arratiset” në krye me 28 pikë, ndërsa Drita në vendin e 3-të me 25 pikë.

Në dy ndeshjet e tjera, Ballkani u rikthye te fitorja pasi mposhti Malishevën në shtëpi me rezultatin 2-0. Rrahmani dhe Krasniqi shënuan për vendasit në pjesën e dytë dhe me këtë fitore, Ballkani shkon në vendin e 2-të me 27 pikë. 

Fitore të rëndësishme mori edhe Llapi në transfertë 3-5 ndaj Drenicës. Një ndeshje që prodhoi plot 8 gola, por në fund ishin miqtë që dolën me 3 pikë dhe tashmë renditen në vendin e 4-të me 24 pikë.

Gjilani-Drita 1-0

Ballkani-Malisheva 2-0

Drenica-Llapi 3-5

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga