Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthimi pas shumë javësh në fushë, “receta” e De Biasit për trajnerët: Punoni në këtë aspekt

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthimi pas shumë javësh në fushë, “receta” e

Rikthimi i futbollit pas 2 muajsh e gjysmë ka sjellë pasojat e veta për lojtarët, por edhe për trajnerët që tanimë i lind nevoja për të bërë dyfishin e punës.

Për këtë ka folur Gianni De Biasi, ish “timonieri” i Kombëtares që arriti të shkruante historinë me kuqezinjtë. Sipas italianit, trajnerët tashmë duhet të punojnë shumë në aspektin mendor, se sa me anën taktike.

“Do të duhet të lehtësojnë. Kjo sipas meje duhet të jetë detyra e trajnerit para një grupi djemsh që kthehen nga dy apo më shumë muaj të pandemisë, mes ankthit dhe frikës të cilat padyshim që kanë lënë shenjë te çdokush nga ne. Duhet të lehtësojë presionin psikologjik, të lehtësojë ngarkesat e punës, të lehtësojë përditshmërinë. Të rigjehet aspekti argëtues i futbollit duke lehtësuar pak nga çdo gjë. Grumbullimet, temperaturat e larta, tamponët, të luhet çdo tre ditë? Janë të gjitha pretenime të kota. Sakrificat e vërteta janë të tjera, e dinë edhe ata. Janë djem mes 20 dhe 33 viteve që qëndrojnë bashkë, stërviten, luajnë me PlayStation, shohin TV, tallen. Ka edhe më keq, apo jo?

5 zëvendësime? Është një ide e vlefshme, do të jetë një avantazh për të gjithë. Trajneri do të ketë më shumë mundësi zgjedhje dhe ndoshta do të evitojë edhe ndonjë dëmtim te djemtë”, ka thënë ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga