
Partizani e nisi vitin 2024 me fitore në “Arenën e Demave”, me të kuqtë që triumfuan 1-0 ndaj Teutës. Një ndeshje e veçantë, pasi në stol debutoi edhe Orges Shehi, i cili në këtë mënyrë e nis me këmbën e mbarë aventurën e tij te Partizani.
Skuadra prej ditësh është stërvitur për ndeshjen e javës së 20-të që do të luhet me Laçin. Partizani do të luajë në “Arenën e Demave” ditën e sotme në orën 17:00. Një sfidë ku kryeqytetasit kërkojnë sërish fitoren për të vazhduar me ecurinë e rezultateve pozitive.
Ndaj kurbinasve, Shehi do të ketë rikthime dhe mungesa. Do të ketë të gatshëm Adnard Mehmetin, i cili mungoi ndaj Teutës për shkak kartonësh, ndërkohë nga ana tjetër do të mungojë Sembene, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.
Formacioni i mundshëm: Qirko, Hadroj, Sota, Janjeva, Atanaskovski, Murataj, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Mehsah.