Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthim i rëndësishëm për TIRANËN, qetësi për Orges Shehin para Bylisit

Shkruar nga NEWSPORT
Rikthim i rëndësishëm për TIRANËN, qetësi për

Tirana do të luajë të dielën në transfertën e vështirë të Bylisit në kuadër të javës së 31-të të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 16:00 në stadiumin "Adush Muça" në Ballsh. Për bardheblutë do të ketë një rikthim të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Agustin Torasën, sulmuesin argjentinas që mungoi në përballjen me Vllazninë.

Loja e shtatshkurtrit ka njohur progres te kampionët e Shqipërisë duke u shndërruar në lojtar kryesor për formacionin e trajnerit Orges Shehi. Edhe vetë tekniku i njohur foli për mungesën e Torasës duke u dashur në këtë mënyrë të improvizojë për zëvendësimin e tij. Pas fitores 1-0 kundër Vllaznisë, 25-herë kampionët e vendit janë futur në valle për titullin kampion. Megjithatë duhet ende kohë për verdiktin përfundimtar të këtij edicioni futbollistik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga