
Marcel Sabitzer u mor me bujë të madhe sezonin e kaluar nga Bayern Munich, por lojtari nuk doli sipas pritshmërive. Kalimi i tij nga Leipzig tek bavarezët ishte një transferim që bëri bujë, por jo efektiv.
Sabitzer ishte në huazim tek Manchester United, por as aty nuk arriti të bindte drejtuesit apo trajnerin Ten Hag për t’i premtuar një vend titullari dhe për të qëndruar në “Old Trafford”.
Gjithashtu Bayerni nuk është i interesuar ta mbajë mesfushorin edhe pas nënshkrimit me Laimer dhe pritet që Sabitzer të nisë një aventurë të re.
Ekipi më i interesuar për shërbimet e lojtarit është Roma. Gjigandi italian dhe trajneri Jose Mourinho e shohin austriakun si lojtarin perfekt për të përforcuar repartin e mesfushës. Pritet një ofertë zyrtare në ditët në vijim.