Tirana do të presë Kukësin ditën e sotme në “Air Albania” sfidë që do të luhet duke nisur që nga ora 20:00. Një përballje mjaft interesante ku bardheblutë rikthehen në arenën kombëtare për të zhvilluar ndeshjet si pritëse.
Kryeqytetasit kërkojnë me patjetër fitoren dhe për këtë duel shtohen forcat te bardheblutë. Mustafë Abdullahu ka kaluar dëmtimin që mori në derbi dhe tashmë do të jetë i gatshëm për Julian Ahmatajn.
Gardiani i portës madje luajti edhe me Kosovën U-21, ndërsa hyri në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë në fitoren 3-1 që morën “Dardanët”. Kjo është një vlerë e shtuar për Ahmataj që tashmë ka më shumë alternativa zgjedhjeje para një dueli mjaft të rëndësishëm si ndaj verilindorëve.