Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Intervista/ Troisi rikthehet në Superligë, akuzon Drejtorin e Kukësit dhe debaton me menaxherin e verilindorëve

Shkruar nga NEWSPORT

Marselo Troisi duket se është gati të rikthehet në Superligë. Nuk dihet ende nëse do të jetë në rolin e trajnerit apo në atë të menaxherit, ndërsa Troisi lë mister edhe emrin e skuadrës ku do të bëjë pjesë në janar.

Në një prononcim për newsport.al, ish-trajneri i Kukësit dhe Laçit akuzon edhe Drejtorin e Kukësit, Causo Seidin, i cili sipas brazilianit është munduar të lidhë bashkëpunim me kontaktet e tij në në Amerikën e Jugut. Troisi njihet si menaxheri që ka sjellë disa lojtarë të spikatur në futbollin shqiptar sidomos te Kukësi, Skënderbeu dhe Laçi.

"Unë kam sjellë lojtarë brazilianë në Superligë sidomos te skuadra e Kukësit, Skënderbeu, Laçi, Teuta e të tjera.

Një drejtor sportiv aty në Shqipëri është munduar të lidhë marrveshje me kontaktet e mia në Brazil", shprehet Troisi, i cili fillimisht kërkon të ruajë anonimatin dhe të mos bëjë publikë emra. Por, pyetjes nëse bëhet fjalë për ndonjë zyrtar të ish-klubeve ku ai ka punuar në Superligë, trajneri brazilian i përgjigjet: "Po, po. Atëherë po e zbuloj dhe bëhet fjalë për Causo Seidin, Drejtorin e klubit të Kukësit", pranon Toisi për newsport.al.

haliI pyetur se cilat janë planet e tij në të ardhmen, Troisi shprehet: "Do të rikthehem në Superligë. Por, për momentin, ju lutem, mos më kërkoni se në cilën skuadër, sepse nuk mundem të flas më shumë".

Ndërkohë, revolta e Marselo Troisit ka qenë e lartë nga fakti se Drejtori i Kukësit, Causo Seidi është munduar që të lidhë kontakte me burimet e tij në Brazil.

Në një status në profilin e tij në facebook, ish-trajneri i Kukësit dhe Laçit ka shkruar së fundmi: "Sa për sqarim: Isha unë ai që solla Kariokën, Felipe Moreirën dhe Bruno Rangel dhe sa më shumë brazilianë në Shqipëri. Dhe jo si disa gënjeshtarë që thonë atje. Është një drejtor i cili është duke telefonuar kontaktet e mia. Pa karakter, sepse nuk ka etikë".

Një status ky që ka nxitur edhe menaxherin e klubit të Kukësit, Naim Halili, i cili njihet edhe si një njeri shumë i afërt me presidentin Safet Gjici.

Marselo Troisi dhe Naim Halili kanë debatuar mes tyre përmes komenteve, ndërsa trajneri brazilian nuk ka kuryer as menaxherin e klubit të Kukësit, duke i shkruar: "Edhe ti bën pjesë në atë grup", duke e përfshirë në mes të personave të cilëve iu dedikonte statusin e mësipërm. Ndërkohë që menaxheri i Kukësit, Naim Halili ia kthen se ai vetë bën pjesë në grupin e njerëzve të suksesshëm.

 

troisi

[caption id="attachment_61269" align="alignnone" width="523"]troisi-1 Debati i Troisit me menaxherin e Kukesit, Naim Halili ne Facebook[/caption]

 

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga