Mesfushori me tipare defensive te Partizani Redon Ismaili, së fundmi ishte në një lidhje live me emisionin “Studio Sport” në Vizion Plus. Gjatë këtij sezoni me “Demat e Kuq”, 23-vjeçari ka 24 prezenca mes Superiores dhe Kupës, titullar i padiskutueshëm.
“Fitorja në derbi është shumë e rëndësishme si për ne, ashtu edhe për tifozët. Për ne, është më shumë se sa thjesht 3 pikë. Kjo fitore na jep shumë besim dhe moral.
Çdo herë, derbi është i vështirë. Të dielën ishim shumë me fat, sepse i shfrytëzuam rastet tona. Në pjesën e dytë, u bë me lehtë. Edhe fusha ishte në favorin tonë. Pjesën e parë ishim shumë lartë në shfrytëzimin e rasteve, bëmë 2 gola dhe një tjetër ishte jashtë loje.
Në pjesë e dytë, Tirana na vendosi disi në vështirësi. Titulli? Objektivi kryesor, marrë në konsideratë krizën e javëve të para është ‘Final 4’, sikurse t’i shkojmë Kupës deri në fund. Shpresojmë dhe besojmë t’ia lëmë kohës për këtë pretendime.
Atmosfera është shumë e mirë, ekipi po jep goxha, pa harruar kontributin e stafin. Fitorja në derbi ishte si qershia mbi tortë. Të gjitha skuadra janë të forta. Do veçoja Egnatia, Vllazninë, Elbasnani dhe Dinamo.
Po edhe këto ekipet e tjera si Teuta janë të vështira për t’u mundur. Dua të arrij objektivin me klubin dhe më pas të shohim se çfarë do ndodhi gjatë verës”, u shpreh Ismaili.
