Partizani ia doli për herë të dytë rresht që të mposhtë Tiranën në derbi në këtë sezon. Në duelin e së dielës, të kuqtë fituan 2-0 ndaj rivalit të tyre më të madh.
Një triumf për të cilin festojnë ende, pasi fitorja në të tilla duele vlen më shumë se 3 pikët. Për të dytin derbi radhas kryeqyteti mbetet i kuq dhe “Demat” janë entuziastë më shumë se kurrë.
Në një postim të bërë së fundmi në rrjetet sociale, klubi kuq ka postuar një video. Janë disa momente gjatë derbit të kryeqytetit, ku lojtarët, tifozët dhe stafi i Partizanit festojnë.
Krahas videos ata kanë shkruar: “I njëjti film, e njëjta histori”, duke thumbuar kështu rivalët e tyre, pikërisht Tiranën. Padiksutim që ky postim do të “çmendë” bardheblutë, pasi Tirana siç dihet në këtë sezon po lufton për mbijetesë.
View this post on Instagram
