Johan Cortes
Johan Cortes bëhet çështje te Tirana. Gjithçka ka nisur nga momenti i zëvendësimit në derbin ndaj Partizanit, duel që u zhvillua ditën e dielë dhe përfundoi me shifrat 2-0 për të kuqtë.
26-vjeçari nuk e priti aspak mirë këtë vendim të Ardian Nuhiut, i cili vendosi të shfryjë nervat duke goditur pankinën. Moment ky që u kap edhe nga kamerat, me Nuhiun që ndërhyri menjëhre për të qetësuar lojtarin dhe tashmë duket se do i kushtojë “shtrenjtë” futbollistit nga Kosta Rika.
Nga sa mësohet për këtë veprim të tij pritet të ketë masë disiplinore. Një mënyrë kjo për t’i treguar se ekuilibri dhe qetësia janë primare në këtë ekip dhe nuk janë individët por grupi.
Poll
