
Sherif Kallaku është lojtari më I ri I Lokomotivës së Zagrebit. Skuadra kroate ka tanimë në përbërje katër lojtarë me origjinë shqiptare që ndajnë formacionin, ndërsa janë larguar Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati.
Ish-lojtari I Teutës është bashkuar me skuadrën e re në kryeqytetin kroat, ndërsa duket I buzëqeshur krah menaxherit shqiptar të kroatëve, Besnik Prenga. Katërshja shqiptare ka pozuar sëbashku, ndërsa shpresat e drejtuesve të Lokomotivës janë për të vijuar sukseset e sezonit të fundit. Jon Mersinaj, Indrit Tuci, Enis Çokaj dhe së fundmi Sherif Kallaku, I shtohen fotografisë së Besnik Prengës.
Poll