Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Rifillimi i kampionatit dhe Covid-19, dalin përgjigjet e tamponëve për HYSAJ me shokë

Shkruar nga NEWSPORT
Rifillimi i kampionatit dhe Covid-19, dalin  përgjigjet e tamponëve

Serie A në Itali ende nuk e ka një datë zyrtare (përflitet mesi i qershorit) për të rinisur sezonin, pas ndërprerjes si shkak i Covid-19, virusit vdekjeprurës që ka marrë mijëra jetë njerëzish në Evropë. Me hapa të ngadaltë, Liga dhe drejtuesit e Qeverisë italiane kanë lejuar klubet që të zvillojnë trajnime individuale, pas analizave dhe tamponëve që vërtetojnë mbajtjen e virusit ose jo, nga futbollistët.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe Napoli, teksa në një komunikatë në faqen zyrtare, azzurrët theksojnë se nga sot do të lejohen trajnimet individuale për lojtarët, pas testeve të kryera. Kështu, kapiteni i Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj me shokë, do të zhvillojnë programe stërvitore individuale në fushë pas më shumë se 2 muajsh. Kështu, te Napoli janë të qetë, pasi nuk rezulton asnjë lojtar i prekur nga Covid-19, të paktën për momentin.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga